Shtyhet takimi në mes të Veselit dhe Hahnit

03 dhjetor 2018 | 12:11

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shtyrë takimin me komisionerin Johannes Hahn.

Vizita e Hahnit në Serbi, ka bërë që të shtyhen takimet e tij me krerët e shtetit të Kosovës.

Takimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe komisionerit Hahn, ishte paraparë që të fillojë në ora 14:00 mirëpo, për shkak të vizitës së tij në Beograd ky takim është shtyrë për në ora 14:30.

Kujtojmë se edhe takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe komisionerit Hahn është shtyrë për në orën 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh ministri…