Shtyhet votimi për Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes

28 qershor 2018 | 13:23

Pas një debati të gjatë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes, është arritur një marrëveshje në mes të deputetëve të opozitës dhe pozitës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka propozuar që ky projektligj të jetë në rend të ditës në seancën e radhës dhe brenda muajit korrik ministria dhe Komisioni për Legjislacion të përfundojnë amandamentimin e ligjit.

“Gjate javës do të takohemi edhe me grupet parlamentar edhe me deputetë veç e veç, mirëpo ky projektligj do të përfundojë brenda korrikut”, ka thënë Tahiri.

Ky propozim është mbështetur nga të gjithë deputetët prezentë në seancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në…