Shumë levizje në hendboll

25 janar 2020 | 12:59

Kërkesa të shumta për ndërrim të klubit nga ana e hendbollistëve janë bërë në afatin kalimtar të janarit, që ishte i hapur prej 15 deri më 22 janar. Në Superligën e hendbollistëve skuadrat më aktive ishin Prishtina, Prizreni e Trepça, por lëvizje kanë bërë edhe skuadrat tjera. Transferime ka pasur edhe në Superligën e hendbollisteve e po ashtu në ligat tjera. Për kërkesat e bëra do të vendos Komisioni për regjistrim të lojtarëve, në afat prej shtatë ditësh.

Prishtina ka bërë kërkesë për regjistrimin e dy lojtarëve me përvojë të Kastriotit, Rron Ramadanit e Beni Sulës. Fidan Gashi e Edmond Qela janë lojtarët tjerë të paraqitur nga Prishtina për regjistrim. Prizreni ka paraqitur kërkesë për regjistrim të Rikard Qunit, Arion Tanushit, Qëndrim Ibrahimit, Hamdi Salihut e Drilon Haxhimusës. Trepça ka paraqitur për regjistrim dy lojtarët e Vushtrrisë, Fitim Klinakun e Erkan Abazxhikun.

Në Superligën e hendbollisteve më së shumti kërkesa ka bërë Ferizaj. Më poshtë paraqesim të gjitha kërkesat e bëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur rreth fizikut të…