Shumë pacientë, pak mjekë

21 janar 2024 | 09:23

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të stafit. Vlerësohet se në një të ardhme, kjo gjendje mund të rrezikojë edhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të stafit. Vlerësohet se në një të ardhme, kjo gjendje mund të rrezikojë edhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Nga Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës theksojnë se do të punësojnë staf aq sa ua lejon buxheti.

Nga zyra për informim në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës thonë se janë duke përgatitur planin për resurse humane dhe se do të bëhen punësime aq sa u lejon buxheti i sivjetmë.

“Njëkohësisht është duke u bërë vlerësimi i performancës së institucioneve të ShSKUK-së, pastaj bazuar në Planin e Resurseve Humane për vitin 2024 do të ketë edhe procedim të konkurseve. Punësimet do bëhen bazuar në Ligjin e Buxhetit për vitin 2024, aq sa kemi hapësirë dhe vende të lejuar me buxhet”.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, procedurat për rekrutim të stafit bëhen nga vet institucionet shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë në baza të rregullta përgatit propozim formulën për grantin specifik për shëndetësi primare, ku janë të paraqitura edhe nevojat për staf shëndetësor, mirëpo institucionet shëndetësore janë të decentralizuara dhe procedurat për rekrutim të stafit bëhen nga vetë institucionet”.

Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi thonë se sistemi shëndetësor mund të vie në prag të kolapsit, nëse nuk punohet në një strategji për ruajtjen e stafit.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, tha për RTK se ka mungesë të mjekeve në shtëpi të shëndetit. Ai ka përmendur edhe mungesë të stafit në Pejë dhe Gjakovë.

Sfidë për institucionet shëndetësore në vend vazhdon të jetë migrimi i profesionistëve dhe personave të kualifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi që stili i të ushqyerit është shumë i rëndësishëm,…