Si nisi lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid?

28 korrik 2019 | 15:19

Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar, janë kthyer në personazhet më të komentuar të shoubizit në mbarë botën, të cilët prej disa javësh po shijojnë romancën e tyre të re.

Pas ndarjes nga Isaac, Dua u pa në shoqërinë e 20-vjeçarit dhe në fotografitë që qarkulluan në rrjetet sociale, çifti shfaqej në momente intime teksa shkëmbenin puthje në buzë.

Megjithëse shumica e ndjekësve ishin kundër kësaj marrëdhënie, duke u shprehur se Dua Lipa shkonte më shumë si çift me Isaac Carew, duket se këngëtarja as që ka ndërmend t’ua vërë veshin këtyre fjalëve.

Anwar kishte deklaruar më parë se ishte fans i Duas dhe një gjë të tillë e kishte bërë edhe këngëtarja, pasi Anwar bën muzikën e tij, raporton “TMZ”.

Mirëpo, Anwar nisi ta marrë situatën në dorë në muajin qershor kur mësoi se Dua nuk ishte më në një lidhje me Isaac. Ai e bindi këngëtaren për një takim dhe kështu nisën të rrjedhin gjërat mes tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me origjinë shqiptare e me famë ndërkombëtare, Rita Ora,…