Silva, trajner i Evertonit

31 maj 2018 | 17:30

Marco Silva është emëruar trajneri i ri i Everton.  Portugezi do të jetë zëvendësues i Sam Allardyce, i cili u largua në fund të sezonit pas pesë muajsh e gjysmë.

“Jam shumë krenar të jem trajneri i ri i Evertonit. Po pres me padurim të filloj këtë aventurë të re. Dua të falënderoj bordin drejtues që kanë besim te puna ime. E di mirë historinë e madhe të Evertonit dhe jam i sigurt që me bashkëpunimin e të gjithëve do të ngjitemi lart. Kemi shumë punë për të bërë në muajin e ardhshëm për të përgatitur gjithçka ashtu siç duhet. E di se çfarë presin tifozët, ata nuk duan vetëm rezultate. Dua që ata të jenë krenarë kur të shohin ekipin në fushë”, ka thënë Silva.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, dhe…