Simeone: E vështirë të fitosh në Spanjë

25 maj 15:12

Diego Simeone riktheu Atletico Madrid te titulli kampion pas shtatë vitesh. “Colchoneros” dominuan në La Liga, por lanë gjithçka të hapur deri në javën e fundit.

Trajneri argjentinas ka folur për momentin e Los Colchoneros.

“Është e bukur ta fitosh titullin, ia dolëm ta rikthenim në shtëpi pas shtatë vitesh. Ky sezon ka qenë i vështirë për të gjithë, pandemia na goditi keq edhe neve. Por, historia e Atletico Madrid bazohet te forca dhe rezistenca. Suksesi në këtë vit është edhe më i veçantë. Kur erdha si trajner këtu në vitin 2011, u shpreha që do doja që njerëzit të identifikoheshin me historinë e këtij klubi. Vendosa të qëndroj pasi u larguam nga Calderon, e kuptova që e ardhmja ime ishte këtu. Atletico fitonte trofe çdo 25 vjet, më pas zbritëm në çdo 18 vjet, ndërsa tani po e bëjmë çdo 7 vjet. Jemi shumë të lumtur, por fshihet një punë e madhe pas këtij suksesi. Është shumë e vështirë të fitosh në Spanjë. Ne përballemi dhe garojmë me skuadra si Real Madrid dhe Barcelona, që janë mësuar të kryesojnë La Liga”, përfundoi trajneri kampion i Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur…