Simeone tregon pse refuzoi t’i jepte dorën Kloppit

20 tetor 2021 | 15:51

Trajneri Diego Simeone u kritikua pas humbjes së Atletico Madrid nga Liverpooli, pasi refuzoi t’ia jepte dorën Jurgen Kloppit.

Simeone vrapoi në tunel sapo ndeshja u mbyll dhe kjo nuk i pëlqeu aspak mediave britanike. Lidhur me këtë veprim, Simeone ka deklaruar se nuk ia zgjatë dorën gjithmonë trajnerëve në fundin e takimit, por do përshëndetet më Kloppin në ndeshjen e radhës.

“Nuk i përshëndes gjithmonë trajnerët pas ndeshjes sepse nuk më pëlqen. Nuk është e mirë as për fituesin ose humbasin. Unë mendoj në atë mënyrë. Por, kur ta takoj në ndeshjen e kthimit, do e përshëndes pa problem”, ka thënë Simeone.

Liverpooli mban kreun e grupit B me 9 pikë, e ndjekur nga Atletico Madrid me 4, teksa ndeshja e kthimit pritet të sjell spektakël.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…