Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me përfaqësuesit shtetërorë dhe partiak, shkak Ligji për pagat

06 dhjetor 2019 | 13:29

Sindikata Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Federata e Shëndetësisë së Kosovës (FShK) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës janë duke kërkuar takim urgjent me përfaqësuesit kryesorë të shtetit pas dërgimit të Ligjit për pagat në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Avokatit të Popullit.

“Ky takim kërkohet me qëllim të informimit nga ana e tri sindikatave për pasojat e mundshme në rast të mosimplementimit të Ligjit të pagave. Takimi duhet të mbahet më së largu deri të martën”, është thënë në deklaratën e përbashkët të tri sindikatave të nënshkruar nga kryetari i i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, Blerim Syla nga FShK-ja dhe Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë.

Kjo kërkesë i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetarëve të partive politike Albin Kurtit, Isa Mustafës, Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar dje instalimi i njësive të lëvizshme të banimit…