Sindikata e Lotarisë i jep afat MF-së deri në fund të javës për ekzekutimin e pagave

08 mars 2021 | 14:01

Pas protestës që po mbahej përpara ndërtesës së qeverisë nga punëtorët e Lotarisë për mosekzekutimin e pagave tash e një vit, përfaqësuesja e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, Shpresa Gosalci, është takuar të hënën me ministrin në detyrë të Financave, Agim Krasniqi.

Goslaci ka bërë me dije se nëse deri në fund të javës nuk ekzekutohen paga do të vazhdohet serish me protesta të tjera.

Gosalci ka treguar se ministri Krasniqi u ka premtuar se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për të arritur një zgjidhje për punëtorët e Lotarisë.

“U takuam me ministrin e Financave dhe si rezultat i takimit, ai na premtoi se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të arritur një zgjidhje. Se cili do të jetë vendimi, mbetet ta shohim. Afati kohor do të jetë deri në fund të kësaj jave”, u shpreh Gosalci, duke shtuar se për veprimet e tjera, Sindikata do të njoftojë me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot…