Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së proteston më 6 tetor

30 shtator 2022 | 15:28

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-s ka njoftuar se do të mbajë protestë më 6 tetor duke filluar nga ora 12:00 para objektit të drejtorisë së QKUK-së.

Në komunikatën për media është thënë se kjo protestë vjen si rezultat i mosreflektimit të ShSKUK-së dhe QKUK-së karshi kërkesave të kësaj sindikate.

“Ftojmë anëtarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë që të jenë pjesë e protestës për ta kundërshtuar diskriminimin dhe standardeve të dyfishta në raport me komunitetet tona.  Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkëpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë”, është thënë në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba u rikthyer te Juventusit gjatë afatit kalimtar…