Situata në veri, PDK-ja: Kërkohen veprime të përgjegjshme institucionale politike

07 nëntor 2022 | 19:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në mbledhje të përbashkët Kryesinë e Partisë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së, me ç’rast është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë shqetësimet në lidhje me situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit.

Në takim u rikonfirmua nevoja e veprimeve të përgjegjshme politike për ruajtjen e stabilitetit në vend, të cilat duhet të ndërmerren përmes koordinimit ndër-institucional dhe komunikimit ndër-partiak.

PDK-ja vlerëson se tërheqja nga detyrat dhe përgjegjësitë institucionale të zyrtarëve të komunitetit serb, cenojnë sovranitetin juridik të shtetit tonë dhe mbarëvajtjen e rendit publik.

“Prandaj, në këtë situatë, koordinimi mes qeverisë dhe opozitës dhe harmonizimi i veprimeve institucionale, duke përfshirë këtu Kuvendin e Kosovës, si dhe konsultimet me partnerët ndërkombëtarë, janë të domosdoshme. Me këtë rast, PDK shpreh gatishmërinë për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës”, është theksuar në komunikatën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Mehmet Musa Fiks në orën 09:00 arritëm në cak,…