Situata pandemike Covid-19 në Kosovë, e menaxhueshme

07 shtator 2020 | 15:49

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është e menaxhueshme.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se ende ka rrezik nga Covidi, duke shtuar se MSh-ja shumë shpejtë do të dalë me udhëzues se ku duhet të bartet maska e ku jo.

“Kemi rënie të numrit të rasteve ditëve të fundit. Por nuk guxojmë të kemi rikthim të mosdisiplinës, kërkojmë rritje të përgjegjësisë dhe të ecim lirshëm drejt vjeshtës. Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të ofrojë një udhëzues së ku duhet të bartën maskat e ku jo”, ka thënë Zemaj.

Më tutje, ai ka theksuar këtë udhëzues do të përgatisin edhe në gjuhën e personave me nevoja të veçanta.

“Si Ministri e Shëndetësisë duhet të zotohemi që prezantimin e të dhënave për Covid-19, do ta bëjmë edhe në gjuhën e personave që janë më aftësi të kufizuara. Kërkoj falje në emrin tim dhe të kolegëve të mi, por herëve tjera do të jemi më të kujdesshëm”, është shprehur Zemaj. Ministri Zemaj u ka bërë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Anisa Bahiti Jemi mësuar që sa herë fillon një…