S’ka fitues në “El Clasico”
06 shkurt 2019
| 22:57
Real Madridi ka nxjerrë barazim 1 me 1 me Barcelonën në Camp Nou për ta pritur me qetësi ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Barça në pjesën e dytë inkuadroi edhe Leo Messin, por nuk arriti të tregonte formën e tij më të mirë për aq minuta sa luajti.
Ndeshja e dytë e gjysmëfinales zhvillohet më 27 shkurt në Santiago Bernabeu.



