S’ka kuorum, dështon konstituimi i Komisionit hetimor për tekstet shkollore

18 prill 2024 | 11:11

Në mungesë kuorumi ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024, raporton Ekonomia Online.

Në komision ishin të pranishëm vetëm pesë deputetë.

Shemsedin Dreshaj i AAK-së, Bekim Haxhiu i PDK-së dhe nga radhët e VV-së ishin tre deputetë, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se…