S’kalon rezoluta e AAK-së, pushteti voton kundër

30 nëntor 14:12

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë mbështetur rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së në lidhje me “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”.

Kundër kësaj rezolute kanë votuar 42 deputetë, 21 kanë qenë për dhe një ka abstenuar.

Gjatë interpelancës parlamentare të kryeministrit Albin Kurti, deputetët e opozitës kanë kritikuar pushtetin për gjendjen në vend sidomos në veri të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se si ka…