
Skënder Gega zyrtarizohet te Partizani
Drejtimin e të kuqve do ta marrë Skënder Gega, i cili zëvendëson postin e trajnerit Klevis Dalipi.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i Partizanit përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega, i cili do të drejtojë skuadrën në sezonin e ri. 54-vjeçari ka qenë pjesë e klubit për periudhën 1982 -1995 si lojtar dhe ka fituar edhe titullin kampion me të kuqtë në sezonin 1986-1987. Përgjatë periudhës 2011 – 2015 ai ka drejtuar ekipet përfaqësuese të Shqipërisë U-19 dhe U-21. Gega rikthehet në familjen e kuqe për ti dhënë jetë projektit të ri të 15-të herë kampionëve të vendit. Prezantimi i trajnerit Skënder Gega përpara medieve do të zhvillohet ditën e hënë datë 18 qershor ora 12:00 në ambientet e klubit”, është bërë me dije në njoftimin e klubit Partizani.