Skenderaj, arrestohen dy persona për ‘dëmtim apo asgjësim i pasurisë’

19 korrik 2023 | 10:20

Policia në Skenderaj, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘dëmtim apo asgjësim i pasurisë’.

Bazuar në hetimet fillestare, bëhet e ditur se dy të dyshuarit mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën ‘Fehmi e Xhevë Lladrovci’ në Skenderaj, kanë dëmtuar- thyer xhamat e lokalit dhe të automjetit të viktimës M/K/Sh

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit, N. Z., 25 vjeçar dhe I. Z., 53 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit N. Z., i është caktuar masa e ndalimit, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Ballkani, të martën ka…