“S’keni nevojë me ngrënë…” | Enca u përgjigjet akuzave se është pjesë e “Dubai Porta Potty”

09 maj 2022 | 18:39

“Dubai Porta Potty” është një fenomen që po krijon shumë zhurmë në rrjetet sociale. Shumë video të cilat janë bërë virale, kanë shokuar përdoruresit.

Ky fenomen përfshin veprimtarinë e disa prej vajzave të famshme apo influencers të cilat shkojnë në Dubai jo për pushime, por për “punë”.

Ato shoqërojnë burra të pasur dhe u bëjnë atyre shërbime kundrejt pagesës.

Nëpër rrjet nisën aludimet se pjesë e “Dubai Porta Potty” është edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila ka shpërthyer në rrjetet sociale, kundrejt akuzave.

Para se të turpëroni veten në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam ‘selfmade boss’ që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lërë të varfër e të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti. Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht”, ka shkruar Enca në anglisht.

Shkurt e shqip s’keni nevojë me ngrënë m*t për t’u bërë të suksesshëm/pasur. Por nëse mendoni se kjo është mënyra e vetme, kush jam unë t’ju ndalojë? Ka një arsye pse unë jam këtu dhe ti aty”, vijon me postimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se…