Sneijder: Periudha në Interit ka qenë më e mira në karrierën time

29 qershor 2020 | 15:59

Pas vari këpucët në gozhdë, Wesley Sneijder ka publikuar një autobiografi në një libër, teksa një pjesë të rëndësishme në të zë edhe skuadra e Interit. Holandezi fitoi tripletë nën drejtimin e Jose Mourinhos, një aventurë që duket se i ka lënë shumë mbresa.

“Periudha e Interit ka qenë thjeshtë më e mira në karrierën time me më shumë suksese. Me Mourinhon kemi pasur menjëherë një lidhje të ngushtë. Kam pasur disa trajnerë të zotë, mes tyre edhe Van Gaalin që e vendos mes tre të parëve, por Mourinho ka qenë numri një. Si trajner shpresoj të bëhem një miks mes të dyve”, ka shkruar Sneijder.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim…