SNOBIZMI

30 korrik 2019 | 20:49

Nga: Shkëlzen Ukëhaxhaj

Dikur njihej vetëm fjala snob,
Dhe nuk njihej shumë si fjalë,
Sepse njeriu i ngjante njeriut,
Sot, njëriu, më shumë ngjanë në djall.

Hamendem ta vizitoj psikologun
Ta pyes, pse jo, edhe për vetën time,
E po t’përgjigjet, bile me keqardhje…
Kjo s’është më individuale,
Është bërë ndjenjë, bile virtuale.
Fare s’do të çuditem.

Më e keqja sëmundje e mendjes sot,
Dhe po sjell shumë telashe.
Njëriu tjetërsohet veç në shpirt,
Nga jashtë të duket si melaqe…

Do t’i besoja!
Sepse po të ndodhte dy a tri herë,
Do ta quaja marri,
do gërditësha, se sjell vrerë,
por ka rrëmbyer tërë miletin ore,
është bërë dukuri.

Andaj gjatë rrugës ndërrova mendjen
Keq më erdhi për snobët dhe snobizmin
Njerëzit janë sëmurë keq,
Do t’thosha nga xhepi deri te shpirti…
Këtë besojeni, njerëz të mirë!

Atëhere m’u duk vetja Sokrati plak,
Thash të gjej melhem për varrën,
Thash snobizmit t’ia qes pritën…
U bashkuan snobët në snobizëm.
Mua të shkretit më futën frikën…

Si çdo sëmundje që ka gjenezën,
Thash të shoh pak të kaluarën,
Si sot, edhe atëhere, kish qenë,
Veç atëhere melhem kish pas pelhurën…

Duke fiqiruar me mend,
Poshtë e përpjetë
Ideja e diagnozës në mend më shkrepi,
Si duket një snob i parë nga tjetri.

Dhe ai duket si mos më keq
Kokën unjur e qafën shtrirë,
I sëmurë, i pa kuruar…
Trupin e drejt, por kurrizin shtrembëruar,
Fytyrëzgërdhyer e i përçudnuar…

Rrahjet e zemrës të shpeshta i ka,
Fluturon nga admirimi, më i përuluri,
Punëtor ”më i miri”…
Edhe kur duartroket shefin e tij,
Sharlatan duket, më pak njëri…

Si doktor xhilpera i Faikut
Këtë sëmundje për ta kuruar,
Iu vesha punës pa përtesë…
Vitet kaluan duke dështuar,
Mbeta Sokrat i pa shpresë.

Por prej lufte kush largohet,
S’është i denjë për doktor,
Andaj lufta të vazhdohet,
I lumtur në këtë luftë,
Me mbet theror…

Njerëz të mirë!
Të këtij vendi të lashtë,
Nuk dua të besoj qe jeni tjetërsuar,
Atëherë duhet vënë gishtin kokës,
Pa qenë skllav, s’duhet vetskllavëruar…

Tregoju i pagjunjëzuar para servilizmit,
Gjunjëzoje, shkatërroje, përule
Të urryerin snobizëm…!

Një ditë e re!
pastaj do të vij.
Njëriu, do të ndjehet, jo veç, nga mendja…
Njëri, do të ndjehet edhe në lëkurën e tij.

Që të gjej udhën kjo shpresë,
Të gjithë bashkë ta injorojmë këtë ves,
Mos t’gjej vend tjetër snobizmi,
Le të mbij shpirtlirizmi!!!

Korrik, 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e njëvjetorit të shkuarjes në amshim të regjisorit…