Solari: Nuk kam asgjë personale me Iscon

14 janar 2019 | 14:18

Trajneri Santiago Solari ka thënë se lënia e Iscos në bankën rezervë nuk ka të bëjë me asgjë personale kundër tij.

Real Madridi fitoi si mysafir 2-1 ndaj Real Betisit, dhe futbollisti spanjoll ishte në bankën rezervë sërish mirëpo nuk u përdorë fare në pjesën e dytë si zëvendësues, pavarësisht se mungonin Gareth Bale, Lucas Vazquez, Toni Kroos e Marco Asensio.

“Ne luajtëm një ndeshje serioze, ne jemi ata që jemi dhe ne jemi të bashkuar. Nuk kam asgjë personale. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Ne luajmë çdo tri ditë. E ardhmja e tij? Nuk më takon mua të përgjigjem”, ka thënë Solari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të…