“Solid”-i përuron fabrikën në Preshevë, do të hapen 200 vende pune

20 dhjetor 23:58

Fabrika “Solid” në Preshevë do të prodhojë për tregun e vendas, Evropian si Gjermani, Francë dhe Rusi. Investimi kap shumën e 1 milionë eurove dhe është investimi i parë i biznesmenëve nga Kosova jashtë vendit. Shqiptarët e Preshevës shprehin mirënjohje.

Prodhuesi kryesore u këpucëve në Kosovë “Solid”, sot në Preshevë së bashku me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin përuruan fabrikën për prodhimin e këpucëve, një investim ky jetik për popullatën e Preshevës që është një prej komunave më të pazhvilluara dhe me papunësi të lartë.
Përurimi u bë para dhjetëra qytetarëve të pranishëm.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim (APN) dhe i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se përkundër mosbesimit për hapjen e fabrikës ja erdhi dita që ajo të bëhet realitet.

“Gjithçka çka është thënë e stërthënë sot u dëshmuar që ka qenë e gënjeshtërt. Ja fabrika u hap sot dhe për një vit do të jenë të punësuar 200 persona. Kjo u arrit falë mundit të jashtëzakonshëm për të tejkaluar pengesat teknike dhe politike që hasëm gjatë rrugës. Pengesat ishin më të mëdha se sa dihen në opinion”, ka thënë Shqiprim Arifi.
Investimi i kryer në Preshevë është diku rreth 1 milion euro dhe prodhimet nga kjo fabrikë do të mbulojnë tregun e Evropës, Rusisë, Serbisë.

“Pa dashur t’i jap kahje politike. Kryetari më ka thirr dhe kam ardhur vetëm për një konsultë. Mirëpo Shqipërimi ishte insistues, pasi më bindi për të investuar. Kemi pasur një rrugëtim 8 muajsh dhe janë tani kemi mbaruar. Kemi investuar jashtë planifikimit për Trafon e re dhe energjinë që nuk ishte planifikuar. Ju kisha thane që vetëm 5 ditë pasi të kryhet probleme i energjisë unë do ta hap”, ka thënë Shefki Kuqi, pronar i “Solid”-it, duke shtuar se i falënderon edhe ata që e kanë etiketuar matrapaz.

“Unë matrapaz nuk jam. Jam teknolog dhe i ftojë të tërheqin akuzat. Unë kam ardhur këtu të bëjë biznes dhe konkurrencë më të gjithë biznesmenët mendjehapur. Por vetëm me nivelin më te menduar. Starti do të jetë nga 60 deri në 80 punëtorë. Për një vit numri i punëtorëve do të jetë 200”, ka thënë Kuqi, i cili mori duartrokitje nga të ftuarit. Njëkohësisht ai ka bërë thirrje që preshevarët mos ta lëshojnë vendin dhe të punojnë në perëndim pasi do ta zhvillojmë vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshja argjentinase, Paolo Dybala dhe Gonzalo Higuain i kanë dhënë…