Sonte finalja e Superkupës së Evropës mes Cityt dhe Sevillës

16 gusht 2023 | 11:20

Sot në mbrëmje do të luhet një finale tepër e bukur, ajo mes fituesit të Champions League dhe atij të Europa League për sezonin e fundit që lam pas. Finalja e UEFA Super Cup do të startojë në orën 21:00 të ditës së mërkurë, datë 16 gusht, dhe kënaqësinë për ta pritur këtë sfidë do ta ketë stadiumi grek “Karaiskakis”.

Në letër, sigurisht që favoritë shihen anglezëte Pep Guardiolës, por Sevilla nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë nëpër finale të tilla.

City fitoi finalen e Champions League me rezultatin minimal 1-0 ndaj Interit, ndërsa Sevilla fitoi Europa League në një finale përballë Romës me anë të goditjeve të penalltive.

Guardiola do të bëjë sot pa De Bruyne, mesfushori belg i cili do të mungojë për një periudhë të gjatë./h.ll/abcnews.al

Formacionet e mundshme:

Man City: Ortega; Walker, Akanji, Gvardiol, Aké; Rodri, Kovačić; Foden, Álvarez, Grealish; Haaland

Sevilla: Bounou; Jesús Navas, Badé, Gudelj, Acuña; Jordán, Rakitić; Ocampos, Suso, Óliver Torres; En-Nesyri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, si i ri duket se…