Sonte kompletohen të gjitha ekipet e ‘Euro 2024’

26 mars 2024 | 12:52

Sonte do të mësohen edhe tri ekipet e fundit që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që mbahet këtë verë.

Sonte na presin tri finale të Ligës A, B e C. Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi janë tre finalet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve.

Në finalen e Ligës A, Uellsi erdhi pasi eliminoi në gjysmëfinale Finlandën me rezultatin 4:1, kurse pa probleme tutje kaloi edhe Polonia 5:1 ndaj Estonisë.

Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.

Në Ligën B, Ukrania erdhi në finale pasi eliminoi në mënyrë dramatike Bosnjën në Sarajevë, duke përmbushur shifrat vetëm në pesë minuta e fundit tani do të matë forcat me Islandën.

Vikingët eliminuan Izraelin në gjysmëfinale e nuk duhen nënvlerësuar. Ndeshja do të luhet në Poloni, për shkak të situatës në Ukrainë.

Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Greqia do të vizitojë Tibilisin, ku do të matë forcat me Gjeorgjinë, në finalen e Ligës C. Helenët fituan me rezultat të thellë 5:0 ndaj Kazakistanit, ndërsa Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut.

Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin F me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë. Kujtojmë se Kampionati Evropian që do të zhvillohet në Gjermani, nis nga 14 qershori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…