
Sot dalin në shitje biletat për miqësoren Kosovë – Gjibraltar
23 shtator 2019
| 14:27
Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se sot (e hënë) nga ora 17:00, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app
Çmimet e biletave:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro