Sot derbi i madh i Superligës

13 nëntor 2020 | 15:52

Të premten (sot) luhet derbi aktualisht më i madh në hendbollin kosovar në mes të Prishtinës dhe Besa Famgasit. Ndeshja luhet nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe i takon xhiros së gjashtë të Superligës.

Besa Famgas e Prishtina i kanë nga 10 pikë dhe mbajnë dy pozitat e para në tabelë. Dy skuadrat kanë në përbërje reprezentues të shumtë dhe pritet ndeshje cilësorë. Ndeshja luhet pa praninë e shikuesve, por momentet dramatike nuk pritet të mungojnë.

Ndeshjet tjera të javës së gjashtë janë luajtur të mërkurën e të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…