Sot deri në 32 gradë do të jenë temperaturat

26 qershor 2021 | 07:33

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot.

Sipas IHK-së, do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Gjatë ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-32 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se…