Sot gjysmëfinalet e Superkupës: Trepça – Prishtina dhe Ylli – Peja

15 shtator 2023 | 12:40

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll, që po mbahet në qytetin e Suharekës.

Përballja e parë do të zhvillohet prej orës 17:00, mes rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Në çerekfinale, mitrovicasit triumfuan 102:72 ndaj Bashkimit, teksa prishtinasit eliminuan Istogun me rezultatin 89:71.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes nikoqirëve të Superkupës, Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Suharekasit kaluan në gjysmëfinale pas fitores 82:69 ndaj Vëllaznimit, ndërsa pejanët eliminuan Proton Cable Prizrenin duke triumfuar me rezultatin 92:81.

Siç dihet, të dy ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori”. Kujtojmë se finalja është e caktuar për t’u zhvilluar të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me…