Sot luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

16 tetor 2021 | 09:55

Sot Superliga e Kosovës vazhdon me tri ndeshje të tjera, në kuadër të xhiros së nëntë.

Ndeshja kryesore e ditës pritet të jetë në mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Gjilani pas barazimit me Malishevën do të kërkojë që të rikthehet tek fitoret, teksa Ballkani do ta kërkojë fitoren që të kthehet në vendin e parë në tabelë.

Përballje tjetër interesante pritet të jetë edhe në mes Dukagjnit dhe Malishevës.

Teksa në ndeshjen tjetër Prishtina e pret Llapin në “Fadil Vokrri”.

Kampioni aktual nuk e ka nisur mirë dhe do t’i kërkojë tre pikët, ndërsa Llapi gjendet në pozitën e fundit në tabelë dhe do të kërkojë fitoren që të largohet nga zona e rrezikshme.

Të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi me thikë ndaj një ligjvënësi konservator në lindje të…