Sot mbahet Parada e Krenarisë me moton “Po, du”

12 tetor 2020 | 09:01

Me moton “Po, du”, Parada e Krenarisë edhe këtë vit do të mbahet në Prishtinë. Në këtë paradë këtë herë do të kërkohet drejtësi për kodin civil lidhur me përjashtimin e martesave të gjinive të njëjta.

“Organizimi i Paradës së Krenarisë paraqet një moment që kërkon ta tërheqë vëmendjen vendimmarrësve, autoriteteve qendrore dhe lokale, mediave dhe opinionistëve për padrejtësitë dhe sfidat me të cilat përballen personat LGBTI, me shpresë për të sjellë drejtësi sociale, ekonomike dhe politike. Parada e Krenarisë bashkon personat LGBTI dhe përkrahësit për të kërkuar të drejta të barabarta. Këtë vit po kërkojmë drejtësi në vendimet e kodit civil lidhur me përjashtimin e martesave të seksit të njëjtë, e drejtë kjo me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të organizatave CSGD, CEL, QKSGJ, CRD, YIHR.

Duke qenë në kushte pandemie, Paradës së Krenarisë do t’i bashkohet një numër i caktuar i personave dhe do të organizohet me vetura.

“Nën sloganin ‘Po, du’, Parada e Krenarisë, edhe pse në kushte pandemie, do të organizohet me vetura në rrugët e Prishtinës, për t’i adresuar sfidat, kërkesat si dhe për të shfaqur praninë e personave LGBTI në Kosovë. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit Parada e Krenarisë do të shkurtohet në vetëm një ditë. Duke respektuar masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë, numri i veturave do të jetë i limituar”, theksohet në komunikatë

Kjo është hera e katërt që Parada e Krenarisë mbahet në Prishtinë. Vitin e kaluar u organizua me moton, “Për kon t’rreh zemra”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e kryeministrit e ka publikuar agjendën e kryeministrit Avdullah…