Sot mbahet takimi i MPB-së me kryetarët e komunave

17 dhjetor 2018 | 08:51

Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës.

MPB njofton se takimi do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet  për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi.

Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e së dielës Partia Demokratike ka publikuar emrat e…