Sot mësohen tetë çerekfinalistët e Ligës së Evropës

14 mars 2024 | 11:28

Sot do të mësohen tetë ekipet që do të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Rangers dhe Benfica do të ballafaqohen nga ora 18:45, teksa ndeshja e parë është mbyllur baras 2-2.

Ndërkohë Milani do të udhëtojë drejt Slavia Pragues me epërsinë prej dy golave, pasi triumfoi në ndeshjen e parë me rezultat 4-2.

Marseille thuajse e ka siguruar fazën tjetër pasi në përballjen e parë triumfoi me rezultat 4-0, ndaj Villarrealit.

Freiburgu do të niset drejt Londrës me epërsinë prej një goli ndaj West Ham United.

Atalanta dhe Sportingu janë ndarë baras në ndeshjen e parë 1-1, kështu që do të jetë një ballafaqim i hapur nga dy anët.

Me të njëjtën rezultat është mbyllur edhe sfida mes Bayer Leverkusenit dhe Qarabagut, me shifrat 2-2.

Ndërkohë edhe Roma thuajse është në çerekfinale pasi fitoi në ndeshjen e parë ndaj Brightonit, me rezultat 4-0.

Edhe Liverpooli pothuajse do të jetë në fazën tjetër, pasi e mposhti lehtësisht në takimin e parë Sparta Praguen, me rezultat 5-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se…