Sot moti në Kosovë, 35 gradë celsius

23 qershor 2023 | 08:19

Sot në Kosovë pritet kulminacioni i të nxehtit afrikan. Parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, megjithatë pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Ka gjasa edhe për ndonjë stuhi të izoluar kalimtare në ndonjë rajon. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite do të shpeshtohen zhvillimet e rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në disa vise mund të ketë shtrëngata të fuqishme kalimtare. Temperaturat maksimale shënojnë kulmin e tyre duke iu afruar shifres 40 në zonat më të nxehta.

Të shtunën na pret mot jashtëzakonisht jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Vende-vende priten zhvillime shumë të fuqishme dhe ka potencial për procese violente atmosferike siç janë erërat mjaft të fuqishme shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri masiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edita Tahiri e ka komentuar propozimin e Edi Ramës për…