Sot mund të shpallet kampioni në futboll

16 maj 2021 | 12:01

Sot do të zhvillohet xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina mund të shpallet kampione qysh sot nëse arrin të paktën një barazim ndaj Gjilanit në udhëtim, ose nëse Drita gabon ndaj Drenicës.

Drita e Ballkani po luftojnë për vendin e dytë që dërgon në gara evropiane.

Drita ka punë me Drenicën në udhëtim, kurse Ballkani e pret Trepçën’89.

Edhe gara se kush do të bie nga liga është shumë e nxehtë. Arbëria, Feronikeli e Trepça’89 do të mundohen me çdo kusht të fitojnë ndeshjet e fundit. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje nisin nga ora 15:00.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të zhvillohet xhiroja e parafundit në Superligën e…