Sot ndeshja e barazhit Liria – Vushtrria, pritet spektakël në fushë dhe në tribuna

21 maj 2022 | 11:13

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Dy skuadra të njohura përballen mes vete drejt synimit për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Liria e cila përfundoi sezonin në pozitën e dytë të Grupit A, do të përballet me Vushtrrinë, e cila gjithashtu u pozicionua në vendin e dytë të Grupit B.

Ndeshja tejet interesante do të zhvillohet në “18 qershori” të Klinës, me fillim nga ora 15:00.

Tifozëritë e të dy skuadrave kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, andaj pritet spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Skuadra e cila fiton këtë ndeshje, do të përballet me skuadrën e cila përfundon në vendin e tetë në Superligë – për një vend në elitën e futbollit kosovar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka ftuar shtetet aleate të bashkohen…