Sot në ora 15:00, Gjakova e pret kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veselin

02 tetor 2019 | 00:55

Lideri i Partisë Demokratike dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të mërkurën në ora 15:00 do të mbajë tubim të madh në Gjakovë saktësisht në platon e bibliotekës së qytetit. Këtë e ka bërë të ditur kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, ish-deputeti, Hajdar Beqa njëherit kryetar i degës së PDK-së në Gjakovë.

Postimi i plotë i Beqës:

Gjakova po bëhet gati për tubimin e madh elektoral me kryeministrin në ardhje z.Kadri Veseli.

Qytetarë të Gjakovës, përkrahës të PDK-së ju ftoj të mërkurën me 2 tetor në Sheshin e Bibliotekës së qytetit në ora 15:00 të gjithë së bashku të nisim festën e fitores së madhe.

Të pranishëm në këtë tubim elektoral do të jenë kandidatët për deputet të komunës sonë.

Hajdar Beqa 34

Butrint Batalli 13

Gentiana Beqa 45

Hisen Berisha 41

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jahir Morina është nga Malsia e Vogël komuna e Rahovecit,…