Sot përkujtohen dhjetë dëshmorët Rama
Sot mbahet tubim përkujtimor për nder të sakrificës së dhjetë dëshmorëve Rama të rënë në luftën çlirimtare më 27 mars 1999.
Tubimi bëhet ne fshatin Shkabaj, pranë lapidarit, i cili gjendet buzë rrugës Prishtinë-Obiliq, duke nisur në orën 11:00.
Ngjarja në të cilën ranë dëshmorë të dhjetë anëtarët e familjeve Rama, ka ndodhur në shtëpitë e tyre në Shkabaj të Obiliqit, më 27 mars 1999, derisa të rrethuar kanë luftuar deri në rënien e tyre. Shkak i sulmit nga forcat pushtuese, ishte se shtëpitë e tyre ishin bazë e luftes.
Në çastin kritik kur u sulmuan, qëndruan në rezistencë dhe ranë bashkërisht:Ismet Halil RamaAgron Ismet RamaAlbert Ismet RamaFaruk Izet RamaXhevat Qamil RamaShqipe Xhevat RamaSyzana Xhevat RamaBejtush Halil RamaXheladin Qamil RamaHamide Rama



