Sot shorti i Ligës së Kampionëve

07 nëntor 2022 | 10:59

Sot do të mësohen çiftet e 1/8-të së Ligës së Kampionëve ku pritet të kemi sfida jashtëzakonisht interesante duke ditur emrat e skuadrave që janë kualifikuar në këtë fazë.

Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 12. Në këtë fazë nuk do të mund të ballafaqohen skuadra nga i njëjti vend, e po ashtu nuk mund të ndeshjen skuadrat të cilat janë ballafaquar gjatë fazës së grupeve.

Duke përjashtuar dy rastet ë cekua më lartë, ekipet e vendeve të para në grup do të ballafaqohen me ato të vendeve të dyta. Në ndeshjet e para që do të zhvillohen në muajt shkurt dhe mars, skuadrat që kanë përfunduar si të dytat në grupet përkatëse, ndeshjet e para do t’i zhvillojnë si vendas.

Këto janë të gjitha skuadrat që marrin pjesë në short: Bayer, Benfica, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porti, Real Madrid, Tottenham, Club Burgge, Dortmund, Frankfurt, Inter, Leipozig, Liverpool, Milan, PSG.

Po ashtu sot do të hidhet shorti edhe për ndeshjet e Ligës së Evropës dhe ato të Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Altin Shira mori ftesë zyrtare për të qenë pjesë…