Sot shorti për gjysmëfinalen e Kupës

09 mars 2018 | 10:49

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se sot (e premte) nga ora 13:00 në selinë e saj do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në Futboll.

Pjesëmarrëse në këtë rreth të garave janë Drenica, Prishtina, Vushtrria dhe Vëllaznimi. FFK-ja fton përfaqësuesit e klubeve dhe të medieve që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjeneral Brahimaj së bashku me Ilmi Canollin vëllain e deshmorit…