Sot takohen Drita – Ballkani dhe Llapi – Gjilani

17 tetor 2018 | 12:03

Dy ndeshje të xhiros së nëntë në IPKO Superligë zhvillohen sot (e mërkurë).

Në Gjilan, Drita si kampione në fuqi e pret skuadrën e Ballkanit, kurse në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë zhvillohet ndeshja në mes të Llapit dhe Gjilanit. Kjo është ndeshja e parë për Llapin pas shkarkimit të Bylbyl Sokolit dhe largimit të kryetarit Nexhat Dumnica.

Ndërsa Komisioni i Garave i IPKO Superligës, me kërkesë të klubeve, ka vendosur që dy ndeshjet e javës së 9: Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj të shtyhen për 7 nëntor për shkak të angazhimit të lojtarëve të këtyre klubeve me ekipet përfaqësuese.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në të njëjtën ditë që Nikki Haley ka njoftuar tërheqjen…