Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë

09 nëntor 2022 | 11:24

Superliga e Kosovës në futboll sot kthehet në mesjavë për ta zhvilluar xhiron e 16. Këtë javë e nisin 3 duele shumë interesante.

Pas humbjes nga Dukagjini, Malisheva e pret në “Liman Gegaj” ekipin e Prishtinës e cila ka dy barazime radhazi.

Serinë e fitoreve dhe formën e mirë ka për qëllim ta vazhdojë Dukagjini,  që ndeshet me Drenicën në Skenderaj. Drenicës i duhet fitorja për ta ruajtur distancën me ekipet që rrezikojnë rënien nga liga.

Duel i fortë pritet edhe ai skuadrave të fundit të tabelës. Ferizaj e pret Trepcen’89 të mërkurën në stadiumin e qytetit. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele e re në rrjetin TikTok ka përcarë opinionin,…