Spahiu pret që vëmendja amerikane të orientohet kah Kosova

25 nëntor 2020 | 08:56

Ish-ambasador i Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu, ka deklaruar se Antony Blinken, i zgjedhuri i presidentit të ardhshëm Joe Biden për postin e Sekretarit të Shtetit, është një diplomat me shumë përvojë.

“Tani është e qartë se Biden duke vënë skemën për administratën e re demokrate në Shtëpinë e Bardhë, është përcaktuar për njerëz me karrierë diplomatike dhe me përvojë të fortë politike në të kaluarën. Blinken që është propozuar që të jetë sekretari i ri i shtetit, ka një përvojë 20-vjeçare në bashkëpunim me Biden, por ka mbajtur poste edhe në administratën të mëparshme, si në atë të Clinton”, tha ai.

Sipas tij, Blinken e njeh shumë mirë edhe çështjen e Kosovës.

“Është një nga ata njerëz që njohin shumë mirë çështjen e Kosovës, Ballkanit dhe Europiane”, u shpreh më tej Spahiu.

Ai nënvizoi se pret që me administratën e re të Biden të ketë një ri-fokusim Amerikës mbi çështjen e Kosovës.

“Unë mendoj se do të ketë një rikthim normal të pranisë amerikanë në rajon, por edhe në Kosovë, sepse Kosova paraqet edhe për Amerikën një pikë të rëndësishme strategjike, një aleat të rëndësishëm. Pres të ketë një ri-fokusim të vëmendjes amerikane përmes Blinken dhe të tjerëve që janë propozuar të jenë pjesë e administratës së Biden”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbështetësit financiarë dhe zhvilluesit e vaksinës ruse për koronavirus, Sputnik…