Spalletti: Duam kualifikimin në Londër

28 nëntor 2018 | 15:39

Interi ka udhëtuar drejt Londrës, ku mbrëmjen e sotme do të përballet me Tottenhamin në mitikun “Wembley’, në sfidën e parafundit të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve.

Skuadrës zikaltër i mjafton një barazim për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave, por trajneri Luciano Spalletti thekson se në Londër do të kërkojnë të bëjnë ndeshjen e tyre, duke kërkuar fitoren.

“Tottenham është një skuadër mjaft e mirë dhe me eksperiencë të madhe në kompeticionet europiane, ndaj i ka mundësitë të fitojë dhe të marrë maksimumin, por ne do të luajmë ndeshjen tonë. Jam dakord që na mjafton vetëm barazimi, por gjatë gjithë kohës me skuadrën, kemi punuar për të marrë fitoren”, ka thënë Spalletti.

“Wembley” është një stadium mitik, ku kanë luajtur shumë yje, ndërsa Tottenhami do të ndjejë edhe përkrahjen e zjarrtë të fansave anglezë, por kjo duket se nuk e shqetëson aspak trajnerin e Interit.

“E dimë se do të luajmë në një stadium të madh, por mos harroni se ne luajmë çdo dy javë në “San Siro”, ku na mbështesin gjithmonë më tepër se 60 mijë persona, ndaj nuk do të na bëjë përshtypje. Skuadra është rritur shumë në aspektin e mentalitetit dhe këtë gjë dua ta shikoj edhe nesër. Nëse ne bëjmë lojën tonë dhe interpretojmë si duhet situatat, mund të kthehemi të kualifikuar nga Londra”, ka shtuar Spalletti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të…