Specialja për herë të parë respekton ditën e Pavarësisë së Kosovës

04 dhjetor 2023 | 11:22

Në nisje të seancës gjyqësore të hënën, kryetari i Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, ka njoftuar se të hënën e 19 shkurtit 2024 nuk do të mbahet seanca.

Kjo seancë ishte planifikuar dhe vënë tashmë në kalendarin zyrtar të seancave, për shkak të festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila i bie të shtunën, e festohet zyrtarisht me pushim në institucionet shtetërore të hënën.

Kjo po ndodhë për herë të parë në Speciale, pasi në të gjitha rastet e mëparshme, madje edhe më 17 shkurt janë mbajtur seanca gjyqësore çfarë kishte ngjallur kritika të shumta ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albina Hyseni Përqendrimi në proces është një mjet i fuqishëm…