“Spiun, se po t’q* nanën ” – I ftuari shpërthen live në emision ndaj Jazexhiut pasi tha se kosovarët kanë “origjinë sllave”

03 dhjetor 2023 | 21:13

Olsi Jazexhiu, një personazh ekstremist që vetëdeklarohet si historian dhe ekspert i gjeopolitikës, vijon të provokojë në televizionet shqiptare.

Këtë e ka bërë në hapësirën që i është dhënë në “Kojshia Shoë” në Kosovë, ku ka qenë i ftuar historiani Nuri Bexheti si dhe Enver Çoçaj nga levizja e Deçanit për Braktisjen e Fesë Islame.

Jazexhiu, duke iu drejtuar atyre u ka thënë se “të parët e Kosovës e kanë patur origjinën sllave”. Deklarata shokuese ka vijuar teksa ai i ka quajtur shqiptarët si “turko-iranianë”.

Por i ftuari e ka duruar boll dhe ka shpërthyer ndaj tij, duke e quajtur “spiun që fyen shqiptarët”. Ai e ka sharë nga nëna ndërsa Jazexhiu është larguar nga emisioni.

Ndiqni përplasjen në emision, nga minuta e 59:00:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mal të Zi, të dielën, nisi regjistrimi i popullsisë,…