Sponsorët i bëjnë presion Unitedit që Ronaldo të qëndrojë

10 korrik 2022 | 13:44

Sponsorët e Manchester United e duan në ekip Cristiano Ronaldon.

Ronaldo siguron gola, fitore dhe karakter në fushë, por edhe jashtë saj.

Potenciali i tij ekonomik është i padiskutueshëm dhe largimi i mundshëm i tij nga Manchester United shqetëson sponsorët kryesorë të klubit.

Sipas “Daily Mirror”, sponsorët kryesorë janë duke ushtruar presion ndaj Manchester United për të parandaluar me çdo kusht që Cristiano Ronaldo të largohet nga “Old Trafford”.

Për momentin, ylli portugez nuk ka marrë pjesë në turneun parasezonal të Azisë, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë fëmijë janë braktisur për gjashtë muajt e parë të…