Sqarim i ZKA-së: S’është në mandatin tonë të kryejmë auditim të financave të partive politike

02 prill 2020 | 21:04

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA),  përmes kësaj komunikate për media ka bërë me dije se nuk ka kryer asnjë auditim të financave të partive politike, pasi sipas ZKA-së, kjo nuk është në mandatin e ZKA-së siç është publikuar sot në disa media.

“Sipas Ligjit bazik për Financimin e Subjekteve Politike, 03/L- 174 dhe ndryshimeve të fundit të këtij ligji në vitin 2013 me Ligjin nr 04/L-212, me nenin 19 kompetenca për përzgjedhjen e një Auditori të Jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të partive politike i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës, respektivisht Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike. Prandaj referencat se raportet e auditimit për financat e partive politike janë bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit janë të pasakta. Të gjitha raportet tona janë në uebfaqen zyrtare dhe mund të verifikohen në çdo kohë”, thuhet në sqarimin e ZKA-së.

“Mirëpresim përmirësimin e gabimit në rastet kur kjo është publikuar gabim me qëllim të informimit të drejtë për qytetarët dhe mbesim të hapur për t’i dhënë të gjitha sqarimet shtesë të nevojshme”, thuhet me tej në këtë sqarim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierët e Kosovës që ishin të izoluar për 15 ditë,…