Stafi dhe lojtarët e PSG-së, gjithnjë e më të pakënaqur me Mbappen

13 tetor 2022 | 16:30

Kylian Mbappe është kthyer nga gurthemel i projektit të Paris Saint-Germain (PSG) në një problem serioz, pasi 23-vjeçari ka humbur mbështetjen e dhomave të zhveshjes.

Mediet franceze kanë raportuar se edhe punonjësit e PSG-së janë kundër privilegjeve që i jepen yllit francez në këmbim të nënshkrimit të kontratës së tij majin e kaluar.

Sipas “L’Equipe”, shtylla kurrizore e dhomës së zhveshjes së klubit, e udhëhequr nga një treshe amerikano-jugor (Neymar, Lionel Messi dhe Marquinhos) janë të pakënaqur me yllin francez dhe kanë mbështetjen e Achraf Hakimi, një treshe francezësh ( Kimpembe, Nordi Mukiele dhe Hugo Ekitike ) dhe trajneri Christophe Galtier.

Drejtuesit sportiv të klubit parisien kanë formuar një ekip në të cilin Mbappe ishte guri i themelit të projektit dhe lider në dhomën e zhveshjes.

Për këtë qëllim, klubi ka sanksionuar largimet e Angel Di Maria dhe Leandro Paredes për të dobësuar bërthamën e amerikano-jugorëve. Për më tepër, paraqitjet e dy yjeve të tjerë të klubit (Messi dhe Neymar) kanë tejkaluar ato të Mbappes gjatë ndeshjeve hapëse të sezonit, të cilat e kanë vënë më tej në pikëpyetje fuqinë e Mbappes në klub.

Mbappe mbetet i afërt me ata që janë në krye të departamentit sportiv të klubit. Luis Campos, Oliver Gagne dhe kreu i ri i komunikimit sportiv, Julien Maynard, thuhet se nuk kanë asnjë problem me performancat dhe kërkesat aktuale të Mbappe .

Gazeta franceze ka theksuar gjithashtu se punonjësit e klubit janë jashtëzakonisht të pakënaqur me yllin francez, pjesërisht për shkak të qëndrimit që ai shfaq në marrëdhëniet e tij të përditshme.

“Një ditë ai mbërrin në Camp des Loges, i buzëqeshur, bën shaka dhe i përshëndet të gjithë, dhe të nesërmen arrin pa thënë asnjë fjalë, nuk shikon askënd. Kështu ka qenë që nga fillimi i sezonit”, ka thënë punonjësi i klubit.

Me situatën duke u përkeqësuar çdo ditë që kalon, duket sikur koha e Mbappes në kryeqytetin francez mund të ketë mbaruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian një ditë më parë, i ka konsideruar të…