Starton sezoni i ri i Euroleague, ekipet ruse sërish të përjashtuara nga turneu

06 tetor 2022 | 13:46

Sot dhe nesër luhen takimet e raundit të parë të sezonit 2022-2023 të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Ky është eventi më i rëndësishëm kontinental për skuadra, ku marrin pjesë 18 ekipet më të mira në Evropë.

Do të mungojnë në këtë turne tri skuadrat ruse (CSKA Moskë, Zenit st.Petersburg dhe Khimki Moskë), të përjashtuara nga eventet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë. Vendin e tyre e kanë zënë Partizan Beograd, Virtus Bolonja dhe Valencia Basket.

Skuadra kampione në fuqi është ajo e Anadolu Efes dhe të gjithë do të synojnë ta zbresin nga froni ekipin turk. Një sezon që parashikohet spektakolar, ku spanjollët, turqit e Armani Milano konsiderohen si favoritë për të shkuar në “final four”.

Sezoni i rregullt do të ketë në total 34 jave (luhet me sistem vajtje-ardhje) dhe tetë ekipet më të mira do të avancojnë në çerekfinake. /Telesport/

EUROLEAGUE – Raundi i parë

Villeurbanne – Armani Milano
Panathinaikos – Real Madrid
Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas
Valencia Basket – Baskonia Gasteiz
Bayern Mynih – Fenerbahce
Anadolu Efes – Crvena Zvezda
Alba Berlin – Partizan Beograd
Virtus Bolonja – Monaco
Barcelona – Olympiacos

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet super finalja e Superkupës Mbarëkombëtare mes Tiranës dhe…